|
|
|
|
Universiteti Shkodres
Luigj Gurakuqi.
Fakulteti Shkencave te edukimit
Departamenti Pedagogji psikologji. MIRATOHET
DEKANI
Mithat Hoxha
Programi I lendes “Filozofi” per degen e Historise Viti 2008-09. Simestri dyte
Kohezgjatja. 15 jave. Rraporti 2.1.
Leksione 30
Seminare. 15
Numuri I krediteve. 4
MIRATOHET Pedagogu I lendes, Drejtori I departamentit Mehdi Kroni. Gezim Dibra Hyrje dhe objektivat.
Lenda “Filozofise”eshte menduar qe te jete nje trajtese filozofike shume me e thelluar nga ajo qe studentet kane mesuar ne shkollen e mesme. Ajo do te synoje te bej zhvillimin e mendimit filozofik gjate historise se tij duke e vene theksin me shume ne ato momente historike dhe ne ato filozof qe kane sjelle risi ne mendimin filozofik, dhe qe dijet e tyre kane patur shume ndikim ne jeten e shoqerise dhe ne zhvillimin e saj. Meqenese kjo lende do te zhvillohet me studentet e deges se histories, nepermjet leksioneve dhe seminareve, do te synojme qe te formojme tek studentet dije mbi konceptet me kryesore te filozofise, me synimin qe te ndihmohen ne formimin e pergjitheshem te tyre, qe te kuptojne ne thellesi ligjesite e zhvillimeve te gjithaneshme te shoqerise. Vec kesaj ajo do te ndihmoje studentet e histories qe te kuptojne se si mendimi filozofik ka qene baze , ka mbeshtetur, ka argumentuar, madje zhvillimet me te rendesishme historike, ka ndihmuar ne gjetjen dhe hartimin e praktikave qeverisese, ne krijimin e modeleve social kulturore te shoqerive te ndryshme, ne lindjen dhe ne shuarjen e konflikteve sociale etj. Ajo do ti ndihmoje qe studentet e kesaj dege te kuptojne pse ngjarjet historike dhe vete historia e shoqerise eshte zhvilluar ne kete menyre dhe jo ne nje rruge tjeter. Eshte menduar qe ne kete kurs te filozofise te zhvillohet kryesisht histori e zhvillimit te mendimit te filozofik me synimin se kjo trajtese ne kete forme do ti ndihmoje studentet me konkretisht, ne kuptimin e zhvillimit te vete histories dhe te ngjarjeve me kryesore qe e kane shoqeruar ate. Per ta bere kursin e filozofise sa me efektiv, eshte menduar qe ti jepet me perparsi disa problemeve filozofike sic jane; problemet e filozofise historike, te filozofise politike, te filozofise se artit, te fese, te hapsires dhe kohes, te filozofise se njeriut, problemeve te rraportit te filozofise dhe shkences, te rrolit te mendimit filozofik ne kohen e sotme etj. Oret e seminareve jane menduar qe gjysma e tyre te mos merret me njohjen dhe kuptimin e materialeve te leksioneve, port ne to te diskutohet per probleme te tjera te filozofise. Jane perzgjedhur per tu diskutuar librat e filozofeve me ne ze ne te gjithe mendimin filozofik, por edhe librat e studiuesve me te njohur te histories se mendimit filozofik. Do te synohet qe studentet te mesojne si te lexojne librin filozofik, si te diskutojne dhe te nxjerrin konkluzione me qellim qe ta kuptojne ate dhe ta shfrytezojne per punen e tyre ne te ardhemen. Do te synohet qe ato te kuptojne natyren e refleksionit filozofik dhe pse jo ti mesojme edhe si te filozofojne. Format dhe metodat e mesimdhenies Ne leksione do te perzgjedhen idete me kryesore per cdo problem qe do te trajtohet. Ato do te shpjegohen me nje stil te thjeshte dhe te kuptueshem dhe do te mbeshteten nga pohimet me te zgjedhura dhe me domethenese te filozofeve te ndryshem. Gjate ores se leksioneve do te nxisim iniciativen e studenteve per te pyetur dhe deri diskutimin e lire te tyre per probleme te vecanta Ne fund te cdo leksione do te jepet edhe literature qe eshte perdorur per pregatitjen e tij. Oret e seminareve do te perdoren per te zberthyer disa nga idete me kryesore te leksioneve, nepermjet literatures se rekomanduar. Por keto ore do te perdoren gjithashtu per te diskutuar edhe probleme te tjera filozofike jasht leksioneve, deri edhe diskutimin e ideve me kryesore filozofike ne libra te vecante filozofik. Dhe per keto te fundit do te rekomandojme punen ne grup. Format e vleresimit Oret e seminareve do te perdoren edhe per vleresimin sistematik te dijeve te fituara nga studentet. Vlersimi perfundimtar do te mbeshtetet 30% ne vlertesimin e seminareve dhe 70% ne ate te provimit. TEMAT E LEKSIONEVE
Java I Objekti I Filozofise. Filozofia forme e kerkimit racional qe shpjegon realitetin ne menyre globale, teresore. Natyra e refleksionit filozofik. Kushtet e lindjes se filozofise, Arti Letersia, Feja publike dhe orfike Kushtet social ekonomike politike etj.
Filozofia Antike dhe periudhat e ndarjes se saj. Leksione 2
Java e II dhe III.
Idete kryesore filozofike te Sokratit, Platonit dhe Aristotelit. Kuptimi I tyre per boten, si I krijon njeriu dijet, si e njeh ai te verteten, Kush eshte njeriu, cila eshte bota e brendeshme e tij, Si e arrine njeriu lumturine, dijet e tyre per moralin, per te bukuren, konceptet e tyre per krijuesin, per shkencen, per politiken shoqerine dhe familjen. ( 4 Leksione). Java IV. Idete kryesore filozofike te Epikurianeve, Stoikeve, Skeptikeve. Filozofia e moralit e stoikeve dhe Epikurianeve, Koncepti epikurian per vleren e kndaqesise njerezore.
Ndikimi I filozofise stoike dhe epikuriane ne historine e mendimit
Filozofik.
Skeptiket dhe ciniket, dhe e verteta ne sjelljen dhe ne jeten e njeiut. ( Leksione 2) Java V.dhe VI.Njeriu dhe Besimi, Krishterimi dhe Muslimanizmi.
Plotini zhgenjimi nga vlerat e filozofise klasike greke , kthesa drejte teologjise.
Idete kryesore te filozofise se krishtere, ne filozofine e Agustinit dhe Akuinit. Arssyeja dhe besimi, e verteta dhe morali I krishtere, lumturia e njeriut, Akuini dhe provat per egzistencen e Zotit, Si e perdore ai filozofine e Aristotelit.
Idete kryesore ne filozofine e Avicenes dhe Averroesit. Njeriu feja dhe besimi ne konceptet e sotme filozofike. ( 4Leksione) Java VII.Idete filozofike ne periudhen e Rilindjes europiane. Idete e reja qe frymzuan zhvillimet e reja gjate kesaj periudhe. Reflekset e ketyre idve ne zhvillimet e mevoneshme historike.
(Leksione 2). Java e VIII Racionalizmi dhe Empirizmi. Procesi I njohjes ne kendveshtrimin racionalist( Dekarti , Lajbnici, Hegeli etj.) Procesi I njohjes ne kendveshtrimin empirik.( Loku, Hjumi, Berkli) Filozofia e Kantit nje ure lidhese e racionalizmit me empirizmin.
( Leksione 2) Java IX.Filozofia historike e Kantit dhe Hegelit.
Ndikimi i kesaj filozofie ne zhvillimet e mevonshme historike dhe ne vete Historicizmin (Leksione 2). Java X. Filozofia Materialiste e Marksit.
Ndikimi i kesaj filozofia ne zhvillimin e historise gjate shek.XX. (Leksione 2). Java eXI. Ekzistencializmi.
Kirkegardi dhe kuptimi I konceptit te ekzistence. Kritika ndaj filozofise tradicionale qe kishte anashkaluar ekzistencen e njeriut. Hajdegeri dhe idea e tij se njeriu eshte nje qenie e hedhur, koncepti I tij, perse ka dicka dhe nuk ka asgje.
Sartri – ekzistencializmi eshte humanizem. Ekzistenca dhe esenca. Perparsia e ekzistencs ndaj essences. Ne jemi te detyruar qe te improvizohemi, duhet qe ta zgjedhim vete se si duhet qe te jetojme.
Njeriu eshte I detyruar qe te jete I lire. Jemi ne qe duhet ti japim kuptim jetes. Filozofia ekzistencialiste dhe shoqeria perendimore. Leksione 2 JavaXII. Pragmatizmi- teori dhe instrument per te zgjidhur problemet ne pervojen tone.
Pragmatizmi dhe kritika ndaj filozofise tradicionale Piersi dhe metoda e re e tij per zgjidhjen dhe vleresimin e problemeve intelektuale.
Konceptet pragmatiste per te verteten, moralin fene Xh. DUI. Dhe kuptimi i tij per te verteten. Procesi i hetimit nje forme e Adaptimit reciprok ndermjet nje organizmi dhe mjedisit te vete rrethues. Vlerat e pragmatizmit ne shoqwrine amerikane dhe me gjere. ( Leksione 2) JavaXIII Filozofia dhe ndergjegja, Struktura e ndergjegjes, funksionet e ndergjegjes,
Ndergjegjia dhe qenia njerezore, karakteri I nderlikuar I qenies njerezore Rraportet nderindividuale dhe ndersociale
Permbajtja e te pandergjegjshmes,
Kuptimi I Frojdit per njeriun si unitet I psiqikes dhe I fizikes. Inrepretimet filozofike te teorise se Frojdit. ( Leksione 2 )
Java XIV Koha dhe kohet, Hapsira dhe hapsirat ne filozofi.
Kuptimet ne filozofine tradicionale per hapsiren dhe kohen. Pse koha
mbetet enigma me e madhe metafizike. Koha objektive apo subjektive, kuptimet psikologjike per kohen. Dy kuptimet per hapsiren, hapsira intuite, hapsira arsyetim teorik Hapsira si supstance apo si veti e trupave. Hapsira dhe boshlleku, objektiviteti dhe subjektiviteti ne kuptimin e hapsires. Njeriu ne hapsirat shume dimensionale. ( Leksione 2) Java-XV. Shekulli XX -XXI dhe filozofia.
Ekofilozofet- civilizimi po ndjeke nje vije te gabuar nje kurs perplasje me a te cka planeti yne mund te duroje.
“ Levizja alternative” – ndryshim rrenjesor ne vete menyren e te menduarit shkencor.
“ Okultizmi i ri”- filozofi qe perpiqet te mbeshtete bestytnite e reja, kur kristjanizmi noton ne ujra te ftohta.
Filozofia e mistikes,-
Filozofi apo mashtrime ( Leksione 2)
LITERATURA
1 Literatura e detyruar.
Rasell. B. Nje histori e filozofise perendimore, ose
Hersh, Zh. Habia filozofike
2 Literatura e rekomanduar
- .Shtumf. Filozofi, probleme. - Hegeli. Platoni - Grene, M. Aristoteli. - Kanti. E Kritika e arsyes se kulluar. - Kanti, E. Ese ne filozofine historike dhe politike. - Durkhejm, E. Forma elementare te jetes fetare. - Alain De Botton. Ngushllimet e filozofise. - Nietzsche, F. Keshtu foli Zarathustra. - Berlin I. Idete filozofike te shek. Xx - William J. Pragmatizmi. - Cille Deleuze, Felikx Cuattari. Ceshte filozofia - Jacob, E. Filozofet me te medhenj te kohrave. - Cerold Dommermuth-Cudrich. Mitet me te famshme te lashtesise. - Mere, Zh. Kryeveprat e mendimit politik. - Poper, K. Mjerimi i historicizmit. - Taine, H. Filozofia e artit. - Xholi, Z. Ne rruget kultures filozofike - Fuga, A Shtigje drejte guves se gjarprit - Fuga, A Majtas jo djathtas Temat e seminareve __________________ - Lindja e filozofise, shkollat e para filozofike E vecanta ne refleksionin filozofik. Kushtet e lindjes se filozofise. Monoteizmi dhe plyralizmi. Literature; Homeri- Iliada, Parathenia.
Shtumf. Filozofia, historia dhe probleme Fq. 3-28. Hersh. Habia e filozofise. Fq. 7-21
Raswll. Nje histori e filozofise perendimore. Fq. 3- 84 - Dijet filozofike ne sistemet filozofike te Platonit dhe Aristotelit ( 2ore) Si I formon dijet njeriu, dhe cila eshte dija e vertete Si e arrine njeriu lumturine. Everteta mbi moralin dhe fene. Njeriu- shoqeria- shteti. Ndryshimi midis Aristotelit dhe Platonit. Literature; Hegel – Platoni.Fq 1- 37. Shtumf. Filozofia. Fq. FQ. 44-78. Fq. 223-227. Hersh. Habia filozofike. Fq. 22-33. Raswll. Nje histori… Fq. 171-188. 258-273. Grine, M. Aristoteli 7- 17. - E verteta, lumturia e njeriut, dhe morali ne filozofine e epikurianeve Stoikeve dhe skeptikeve. Permbajtja e moralit te stoikeve. Lumturia ne filozofine e epikurianeve. E verteta ne jeten e njeriut tek skeptiket. Literatura. Hersh. Habia e filozofise. Fq. 64- 79. Shtumf. Filozofia… Fq. 105- 129.
Raswll. Nje histori …Fq. 317- 332.
Alain de Botton. Kap. Epikuri
- E verteta njeriu dhe shoqeria ne filozofine e krishtere. ( 2 ore). Si e e meson te verteten per boten njeriu, arssyeja dhe besimi. Lumturia e njeriut, e mira dhe keqia.
Akuini dhe mundesia e njeriut per te provuar ekzistencen e zotit.
Literature; Shtumf. Filozofia… Fq. 129-168.
Hersh. Habia filozofike. Fq. 79-110. Raswll. Nje histori e filozofisw. 185- 229.
Akuin, TH. Mbi njeriun.
- Permbajtja e racionalizmit dhe empirizmit
Konceptimet e zhvillimit te shoqerise dhe politikes sipas kendveshtrimit te filozofise racionaliste dhe empiriste Mendimi politik i Xh. Lokut. Kuptimi i zhvillimit te njeriut dhe shoqerise sipas Spinozes Literatura. Rasell. Nje histori e fil. Per. Kap. Racionalizmi dhe empirizmi. Diskutimi i ideve filozofike ne librat e meposhtem - Filozofia e Platonit, ne librin e Hegelit “ Platoni” 1 ore - “Ese ne filozofine historike dhe politike” te Kantit. - Ekzistencializmi eshte humanizem. Analize e librit me te njejtin titull te Zh. Pol. Sartrit1 ore - Idete kryesore filozofike ne librin “Shtigje drejte guves se gjarprit” Fuges, A.1 ore -Zhvillimi i mendimit ne filozofine politike ne librin Mere, Zh. “Kryeveprat e mendimit politik.” 1 ore
- Zhvillimi i mendimit filozofik shqiptar ne librin e Z. Xholit “Ne rruget e kultures
filozofike” 1 ore
-Idete kryesore ne filozofine e Nices, ne librat e tij; “Pertej se mires dhe se keqes”.dhe“Keshtu foli Zarathustra” 1 ore
-Idete e filozofise historike te Poperit ne librin”Mjerimi i historicizmit”- 1 ore -Kuptimet per filozofine e Artit, ne librin e Taine, H. “ Filozofia e Artit” 1 ore Shenim. Te gjitha analizat per librat e mesiperm do te zhvillohen me studente duke organizuar punen ne grupe. |





